Naser Aliji do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.11.2025, 15:34

I rikthyer si një nga alternativat kryesore në krahun e majtë të mbrojtjes së Kombëtares, Naser Aliji, një lojtar i fuqishëm dhe teknik me këmbën e majtë, do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të problemeve fizike.

Mbrojtësi luajti këtë fundjavë me Dinamon kundër Elbasanit, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, trajneri Ilir Daja bëri të qartë se Aliji ka nevojë për operacion për shkak të pubalgjisë, një problem që e ka detyruar të luajë i sforcuar.

“Ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim për dy muaj, sepse ka probleme me pubalgjinë dhe duhet të operohet,” shpjegoi Daja pas ndeshjes.

Operacioni pritet të kryhet në mënyrë që Aliji të rikuperojë plotësisht dhe të jetë në formën më të mirë për sfidat e play-off-it të Kombëtares për kualifikimin në Botëror, të planifikuara për fundin e marsit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit