Shpëtoi ish-punëdhënësin nga mbytja, flet 32-vjeçari shqiptar: I ftohti po më mpinte

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.11.2025, 15:40

Elton Zefi, një 32-vjeçar që punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, u bë protagonist i një akti të jashtëzakonshëm trimërie pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij. Teksa shkonte drejt një takimi pune, ai pa një grup njerëzish të shqetësuar pranë kanalit Battaglia, ku një makinë kishte përfunduar në ujë dhe shoferi ishte bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej.

Pa hezituar, Eltoni hoqi xhaketën dhe pantallonat dhe u hodh në ujërat e akullta të kanalit, duke u përpjekur me çdo mënyrë të shpëtonte drejtuesin e automjetit. Së bashku me një person tjetër, ai tentoi të thyejë xhamat dhe të hapë çatinë e makinës, por pa sukses. Në momentet kur të ftohtit po e mpinte dhe krampat po e dobësonin, ai grumbulloi gjithë forcën e fundit dhe arriti të tërhiqte burrin nga makina, duke e nxjerrë të gjallë në breg.

Kisha krampa në këmbë dhe të ftohtit po më mpinte. Po mendoja të dorëzohesha. Provova edhe një herë, me të gjitha forcat që më kishin mbetur, dhe arrita ta nxjerr nga makina. Pastaj e çova në breg, të sigurt e të gjallë. Vetëm atëherë e kuptova se njeriu që sapo kisha shpëtuar ishte sipërmarrësi Giuseppe Salvalajo, ish-punëdhënësi im."

Vetëm pas shpëtimit, Eltoni kuptoi se njeriu që kishte nxjerrë nga ujërat ishte Giuseppe Salvalajo, ish-punëdhënësi i tij. I moshuari, i tronditur por i gjallë falë guximit të Eltonit dhe ndihmës së bashkëpunëtorit të tij, e falënderoi me emocion. Ky akt mbetet një dëshmi e fuqishme e humanizmit dhe sakrificës që ende ekziston mes njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit