Aksi rrugor Korçë–Ersekë, i ndërtuar me një kosto prej rreth 80 milionë eurosh, është dëmtuar sërish pas reshjeve të para të dimrit. Në segment janë vërejtur plasaritje të mëdha, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se dëmtimet mund të thellohen më tej, duke rrezikuar edhe strukturën mbajtëse të rrugës.
Ky nuk është incidenti i parë në këtë aks, i cili ka shfaqur probleme të përsëritura që prej përfundimit të punimeve. Për shkak të këtyre defekteve të vazhdueshme, çështja është aktualisht nën hetim nga SPAK, ndërsa shqetësimi publik shtohet pas bllokimit të një tjetër rruge problematike, Qukës–Qafë Plloçë.