Qytetarët e Thethit përballen sot me një situatë alarmante. Furgonat e shkollës që transportonin rreth 50 persona kanë ngecur në dëborë, ndërkohë që shërbimet e pastrimit të rrugëve nuk kanë ndërhyrë për të siguruar qarkullimin.
Sipas informacionit të marra nga vendi i ngjarjes, grupi i qytetarëve është duke tentuar të kthehet në rrugë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, duke u përballur me mundësinë e rrëshkitjes së furgonit dhe aksidenteve të mundshme.
Ky incident tregon një dështim të qartë të autoriteteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe sigurinë e qytetarëve. Borëpastruesit nuk kanë qenë në vend për të garantuar lëvizjen e sigurt, duke e lënë komunitetin të pambrojtur dhe të rrezikuar.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe marrjen e masave për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen. Siguria dhe shërbimet bazë nuk mund të mbeten prioritet i dytë, sidomos në zonat malore ku kushtet e motit bëhen rrezik serioz për jetën.