Pema një javë e rrëzuar në Allias, Bashkia me punë gjysmake

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.11.2025, 13:49

Prej gati një jave, banorët e Rrugës “Njazi Meka” në Tiranë po jetojnë mes rrëmujës së krijuar nga rrëzimi i një peme gjatë stuhive të fundit. Bashkia ndërhyri vetëm pjesërisht duke prerë trungun e pemës, por degët dhe mbeturinat i la të shpërndara pikërisht në hyrjet e pallateve, duke bllokuar lëvizjen dhe duke krijuar një mjedis krejtësisht të pasigurt.

Hyrjet e pallateve janë kthyer në një labirint degësh dhe drurësh të hedhur, ku banorët detyrohen të kalojnë çdo ditë mes pengesave dhe rriskut të aksidenteve. Situata është bërë veçanërisht e rëndë për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët e kanë të vështirë të lëvizin në këto kushte.

Banorët shprehen të revoltuar nga fakti që Bashkia Tiranë nuk është rikthyer për të përfunduar punën dhe për të pastruar zonën. Ata theksojnë se një ndërhyrje e thjeshtë dhe e shpejtë është lënë përgjysmë, duke treguar mungesë serioze përgjegjësie ndaj komunitetit.

Ndërkohë që mbeturinat vazhdojnë të qëndrojnë nëpër hyrjet e pallateve, banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet për të rikthyer normalitetin dhe sigurinë në zonë, duke kërkuar të mos mbeten më peng i neglizhencës institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit