Një burrë ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin e Prizrenit, ku po trajtohej për lëndimet e marra gjatë një aksidenti në vendin e punës më 7 korrik.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me rastin tashmë kanë nisur, ndërsa ngjarja po trajtohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.