VIDEO/ Deputetja ngatërrohet në lexim: E thash siç ma shkruajtët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.11.2025, 12:32

Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja Sara Mila u fut në qendër të vëmendjes pas një leximi të pasigurt të tekstit. Ndërhyrja për ta korrigjuar shkaktoi një moment konfuzioni, por Mila këmbënguli se nuk kishte gabuar asgjë, pasi sipas sa vetëm kishte lexuar “ashtu siç ia kishin shkruar”. Me sa duket, përgjegjësia personale për përmbajtjen nuk është më pjesë e detyrës, ajo mbaron aty ku fillon fleta e shtypur.

Kjo skenë u shndërrua në një pasqyrë ironike të politikës sonë, ku shpesh deputetët ngjajnë më shumë si zëra që lexojnë tekste të fabrikuara diku në zyrat e qeverisë sesa si përfaqësues të zgjedhur me zë dhe mendim. Nuk është hera e parë që një fjalim i gatshëm krijon më shumë pështjellim se sqarim, duke lënë përshtypjen se lidhja mes deputetit dhe projektligjit nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin

Nëse disa prej deputetëve tanë e kanë të vështirë të kuptojnë atë që lexojnë, si mund të presim që ta kuptojnë atë që votojnë? Ky episod u bë një kujtesë e hidhur për publikun se problemi nuk qëndron vetëm te leximi mekanik i tekstit, por te mungesa e përgatitjes dhe përgjegjësisë për çdo fjalë që hidhet në sallën e komisionit. Deputetët tanë shpesh duken më të lidhur me fletën që u jepet në dorë sesa me detyrën për të përfaqësuar qytetarët që u kanë dhënë votën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit