Por ajo që e bën këtë situatë skandaloze është fakti se ky aks ka kushtuar 260 milionë euro. Për një investim të tillë marramendës, pritej një rrugë e qëndrueshme, e studiuar dhe e sigurt, jo që të shembet me shirat e parë seriozë. Kjo rrëshqitje nuk është thjesht pasojë e motit: është pasojë e mungesës së studimeve serioze gjeologjike, punimeve të dobëta dhe mungesës së kontrollit.
Të shpenzohen 260 milionë euro dhe rruga të mbyllet nga një rrëshqitje masive është një goditje e rëndë për qytetarët dhe një tregues se si abuzimi dhe papërgjegjshmëria në infrastrukturë kthehen në rrezik publik. Tani, autoritetet duhet të japin jo vetëm zgjidhje, por edhe përgjigje.