Grabitësit bien nga ballkoni, pronari i shtëpisë iu jep ndihmën e parë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.11.2025, 08:58

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku pronari i një shtëpie u gjend në situatën e çuditshme jo vetëm t’i kapte grabitësit në veprim, por edhe t’u jepte ndihmën e parë pasi ata u lënduan gjatë arratisjes. Dy autorët, të cilët kishin hyrë për të vjedhur bizhuteri, celularë dhe sende personale, u përpoqën të largoheshin nga ballkoni, por humbën ekuilibrin dhe ranë, duke pësuar plagë të shumta.

Megjithëse kishin tentuar ta vidhnin, pronari grek ka vendosur t’i ndihmojë grabitësit e dëmtuar deri në mbërritjen e ambulancës. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë. Veprimi i pronarit ka habitur opinionin publik për humanizmin e treguar edhe në një moment të tillë tensioni.

Ndërkohë, policia është ende në kërkim të një personi të tretë, që dyshohet se ishte bashkëpunëtor i grabitësve dhe i priste me një makinë të parkuar pranë banesës. Ai ka arritur të largohet nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit