Një gropë e madhe në autostradën Tiranë-Durrës ka shkaktuar dëmtimin e disa mjeteve mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, incidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit që të çon drejt Rinasit.
Qytetarët thonë se mungesa e ndriçimit në këtë segment ka bërë që gropa të mos dallohet, duke bërë që disa makina të përplasen mbi të dhe të çajnë gomat. Pamjet video që disponojmë tregojnë disa drejtues automjetesh të ndalur në anë të rrugës me goma të dëmtuara.
Drejtuesit u bëjnë thirrje përdoruesve të kësaj autostrade të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës, ndërsa i kërkojnë autoriteteve të marrin masa urgjente për riparimin e dëmtimit për të shmangur incidente të tjera.