Taksisti “kamikaz” futet në parakalim të gabuar, u rrezikon jetën qytetarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.11.2025, 23:06

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një manovër ekstremisht të rrezikshme të një taksie mbrëmjen e sotme në zonën e Kodër-Institutit, në Kamëz.

Pamjet e filmuara nga kamera e një mjeti tregojnë momentin kur taksia, me targë AH 980 T, që ndodhej në korsinë e djathtë, del me shpejtësi nga rreshti dhe futet në parakalim në korsinë e shpejtësisë, duke u futur mes dy makinave që po lëviznin normalisht në të njëjtin drejtim.

Nga videoja duket qartë se taksisti kryen një parakalim agresiv dhe tërësisht të gabuar, pa lënë distancë sigurie dhe pa marrë parasysh rrezikun që u krijon mjeteve përreth. Makina nga e cila filmohet detyrohet të frenojë për të shmangur përplasjen, teksa taksia kalon me një afërsi alarmante.

Qytetari që dërgoi pamjet thotë se “taksisti hyri mes makinave sikur rruga të ishte bosh”, duke rrezikuar një aksident me pasoja serioze.

Ky është vetëm një nga episodet e shumta të sjelljeve të papërgjegjshme në trafik që rrezikojnë jetën e qytetarëve çdo ditë. Nuk është rasti i parë që drejtues taksish kapen duke kryer manovra kaq të rrezikshme në trafik. Rastet e tilla kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të ndëshkuar drejtuesit që vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

Nëse keni pamje të ngjashme apo shkelje flagrante në trafik, mund t’i dërgoni në JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit