Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet për 6.5 milionë euro në ankand

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.11.2025, 21:45

Një aparat fotografik i Papa Françeskut është shitur sot në Vjenë për 6.5 milionë euro gjatë Ankandit të 47-të “Leitz Photographica”, duke shënuar një nga shitjet më të jashtëzakonshme në historinë e këtij eventi. Çmimi final ishte mbi 100 herë më i lartë se vlera fillestare e parashikuar.

Bëhet fjalë për modelin “Leica M-A”, një kamera e dhuruar Papa Françeskut nga kompania gjermane “Leica Camera AG” në vitin 2024. Ajo mbante numrin unik të serisë 5 000 000, një praktikë tradicionale e kompanisë për t’ua rezervuar numrat e rrallë figurave të shquara publike apo modeleve.

Sipas përfaqësuesit të ankandit, dy persona garuan për kamerën përmes telefonit, ndërsa beteja e ofertave zgjati rreth 10 minuta, të cilat u përshkruan si ndër më emocionueset në historinë e shtëpisë së ankandeve.

Në respekt të dëshirës së ish-Kreut të Kishës Katolike, i cili u nda nga jeta në prill, i gjithë përfitimi nga shitja do t’i shkojë bamirësisë. Gjithashtu, shtëpia e ankandeve hoqi dorë nga komisioni, duke rritur edhe më shumë shumën që do të dhurohet.

Emri i blerësit nuk është bërë ende publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit