“Rrezikon jetën për 450 mijë lekë të vjetra”: Punonjësi futet me skavator në Vjosë për të shmangur përmbytjet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.11.2025, 21:03

Një qytetar vlonjat i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim shqetësues, duke treguar se si një punonjës i Bashkisë Vlorë po punon në kushte tepër të rrezikshme në urën e Mifolit, në Novoselë.

Siç shihet në pamjet e dërguara, punonjësi është futur me skavator brenda në shtratin e lumit Vjosë për të pastruar llumin dhe për të hapur rrjedhën e ujit, në mënyrë që të shmangen përmbytjet në zonë.

Kjo situatë vjen në një moment kritik, pasi vetëm një ditë më parë shkalla matëse e urës së vjetër të Mifolit u mbulua totalisht, ku niveli i ujit arriti në 8.3 metra, një nivel alarmant që rrezikon tokat dhe banesat përreth.

Qytetari që dërgoi videon thotë se punonjësi po rrezikon seriozisht jetën e tij, ndërsa shteti dhe institucionet i kanë lënë në mëshirë të fatit, të keqpaguar dhe të pambrojtur.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ! Ju lutem publikojeni që ta shohin njerëzit se si një punëtor i Bashkisë Vlorë punon në kushte të tilla që mund t’i rrezikojnë jetën. Dhe në fund marrin vetëm 450 mijë lekë të vjetra në muaj. Faleminderit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit