Arbër Hoxha i pandalshëm, shënon dopietë në fitoren e Dinamos së Zagrebit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.11.2025, 18:30

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, po përjeton një formë të shkëlqyer si me klubin ashtu edhe me përfaqësuesen kuqezi. Nëse me Shqipërinë ka spikatur kryesisht në lojën kolektive, te Dinamo Zagrebi ai është kthyer në protagonist absolut falë golave vendimtarë.

Në ndeshjen e kësaj të shtune, Hoxha realizoi dy gola, duke udhëhequr Dinamon drejt fitores 3-1 ndaj Varazdinit. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, ndërsa në pjesën e dytë vulosi triumfin e ekipit të tij.

Me këto realizime, Hoxha shkon në pesë gola të shënuar në kampionatin kroat, krahas dy asistimeve që ka dhënë, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit