Shembet unaza e Pogradecit, nuk ka asnjë sinjalistikë paralajmëruese

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.11.2025, 20:52

Mbrëmjen e sotme, në unazën e Pogradecit është konstatuar një situatë shqetësuese, pasi një segment i rrugës ka pësuar deformime, ndërsa mbi karrexhatë ndodhen objekte të rrezikshme që mund të shkaktojnë aksident në çdo moment.

Një qytetar, i cili pak më herët ka kaluar me motor në këtë zonë, ka shpëtuar pa u përplasur vetëm rastësisht. Menjëherë pas ngjarjes, ai ka regjistruar pamjet dhe i ka dërguar pranë redaksisë sonë, me qëllim paralajmërimin e drejtuesve të tjerë të automjeteve.

Sipas tij, në rrugë mungon çdo lloj sinjalistike paralajmëruese për dëmtimin e segmentit, ndërkohë që zona është edhe pa ndriçim, duke e shtuar rrezikun.

Si jeni. Shikoni pak kryesore në Pogradec është shembur dhe rruga s’ka asnjë sinjalistikë që është e shembur. Një burim aksidenti i sigurt! S’është marrë asnjë masë,” shkruan denoncuesi.

Apeli shkon për autoritetet lokale, të cilat duhet ndërhyjnë sa më shpejt për të shmangur ngjarje të rënda rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit