Pse po zgërdhihen policët që shoqëruan vartësit e Ballukut?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.11.2025, 18:55

Një video e publikuar sot në mëngjes, gjatë mbërritjes së drejtorit të KESH-it Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së Gentian Gjyli në GJKKO, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sjelljen e efektivëve të policisë.

Pamjet tregojnë dy zyrtarët e arrestuar në banesë teksa shoqërohen drejt gjykatës, por vëmendjen nuk e marrin të pandehurit, por disa nga policët që duken duke qeshur pa asnjë arsye të dukshme. Zgerdhime mes uniformave blu, sikur bëhet fjalë për një situatë të lehtë e jo një procedurë të rëndësishme penale.

Nga vëzhgimi i videos, krijohet përshtypja sikur të pandehurit janë aty thjesht “gabimisht”, ndërsa disa prej policëve shfaqin një sjellje që nuk i përshtatet aspak protokollit dhe seriozitetit të momentit. Për një shoqërim drejt GJKKO-s, pritet qartësisht që uniformat të jenë neutrale, të fokusuara dhe profesionale, jo të krijojnë atmosferë të çuditshme, sikur gjithçka po merret me sportivitet.

Ky episod ngre sërish debatin për standardet e sjelljes së efektivëve gjatë procedurave zyrtare dhe për mënyrën se si veprimet e tyre ndikojnë perceptimin publik mbi institucionet. Pamjet janë regjistruar sot në mëngjes dhe tashmë kanë vënë në qendër të vëmendjes një pyetje legjitime: pse po qeshnin policët?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit