Ballafaqim dokumentash zyrtare, lidhur me arsimin e prokurorit Elion Mustafaj me 7 kallëzime penale; bashkëshortja e të cilit, është e punësuar në kompaninë e një grabitësi të dënuar në Angli…
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka reaguar pas denoncimeve që bëri “Pamfleti”, duke quajtur “shpifje”, mashtrimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, për vitet e arsimimit në Fakultetin e Drejtësisë dhe kryerjen e studimeve Master.

Ballafaqimi i dokumentave zyrtare
– Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, ka deklaruar se ka përfunduar studimet me kohë të plotë në Fakultetin Jurdik në vitin 2007, por pa deklaruar vitin e fillimit të studimeve.
– Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, deklaron se prokurori Elion Mustafaj, i ka kryer studimet në vitet 1999-2003; pra 4 vite para deklarimit që ka bërë prokurori.
– Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, ka deklaruar se ka punuar Kancelar në Prokurorinë e Durrësit në vitet 2004-2007 me kohë të plotë.
– Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, deklaron se prokurori Elion Mustafaj, ka punuar Kancelar në Prokurorinë e Durrësit deri në vitin 2005; pra 2 vit më pak.
– Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, deklaron se ka kryer studimet “Master” në vitet 2006-2008, kohë kur ka qenë student me kohë të plotë në ciklin e parë 4-vjeçar universitar.
– Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, pranon që prokurori Elion Mustafaj, i ka kryer studimet “Master” në vitet 2006-2008, por nuk sqaron dhe nuk heton, faktin që gjatë studimeve “Master”, paralelishit ka qenë student i ciklit të parë në Fakultetin Juridik.
Pyetja logjike është kjo: – Ka mashtruar Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj; Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, apo të dy në bashkëpunim?

Provat që nuk po heton KLP-ja
Në reagimin zyrtar, Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, nuk përmend dhe nuk ka nisur hetim, për skandalin që Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, në shleje të ligjit për dekriminalizimin, ka punësuar bashkëshorten Najada Mustafaj, në kompaninë “Puka LLC”, të Dorian Pukës, i dënuar në Angli për grabitje banesash dhe nën hetim për trafik droge e pastrim parash në Shqipëri.
Shefja e KLP, Mirela Bogdani, nuk përmend fare dhe nuk ka nisur hetim, për skandalin që Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, ka hequr nga dosja “Bankers”, bashkëshorten dhe vajzën e Sekretarit të Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi, të cilat kanë certifikuar bilancet ekonomike- financiare false të “Bankers”.
Madje, është Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ajo që ka mashtruar me Vendim Nr. 6, datë 10 janar 2025, për të lejuar Krye-prokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, të jetë lektor në trajnime magjistratësh, duke thënë se nuk ka asnjë masë disipinore ndaj tij.
Në fakt, sipas raportit të vettingut, për krye-prokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, ka 7 kallëzime penale për pushim çështjes e zhdukje provash në favor të subjekteve të krimit; por drejtuesja e KLP; Mirela Bogdani merr në mbrojtje, ngaqë ka qenë studente e dajës së tij./Pamfleti