Dalin të tjera përgjime mes Ballukut dhe Berberit: Turkut i vdiq nëna! Të rrojmë vetë, ça të them…

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2025, 15:54

Dosja hetimore që përfshin Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, përmban mesazhe të shkëmbyera mes tyre në aplikacionin “Signal”, të siguruara nga hetuesit pas sekuestrimit të telefonit të Berberit. Në komunikime flitet për procedurat e firmosjes së kontratës së tunelit të Llogarasë me kompaninë turke fituese të tenderit, si dhe vonesën e përfaqësuesit të kompanisë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore së nënës së tij.

Sipas përmbajtjes së mesazheve të cituara në dosje, Berberi i njofton ministres se përfaqësuesi i kompanisë turke ka shtyrë udhëtimin drejt Tiranës pasi nëna e tij ishte në intubim, ndërsa më vonë komunikon se ajo kishte ndërruar jetë. Diskutimet vijojnë me organizimin e datës së firmosjes së kontratës dhe me dakordësimin për përfshirjen e kushteve të reja në dokumentin përfundimtar.

Nga verifikimet e kryera në QKB, rezulton se më 8 nëntor 2021 është regjistruar “Shoqëria e Thjeshtë INTEKAR ASL”, operatori ekonomik që do të merrte pjesë në zbatimin e kontratës për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Këto të dhëna, të paraqitura në dosjen hetimore, janë pjesë e provave të mbledhura nga SPAK në kuadër të hetimit për procedurat e prokurimit publik.

Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.

Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai?”. Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.

Në orën 16:53, Evis Berberi: “I vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.

Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.

Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.

Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper Kur do ta bejne kompanine”.

Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e asl dhe do e regjisto Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne shqiperi Qe ta firmose te henen”.

Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurisht”.

Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR ASL”, me nr NIPT, M173232025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit