Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke konfirmuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.
Për vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, GJKKO vendosi të ruajë masën e arrestit në shtëpi. Pas seancës, Balluku refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të medias, ndërsa avokatët e saj deklaruan se vendimi do të apelohet dhe se së shpejti do të ketë një reagim zyrtar.
Balluku është shpallur e pandehur për paracaktim të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa ndaj saj vijojnë hetimet edhe për procedura të tjera tenderuese.