Balluku kundërshton pezullimin nga detyra! Trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2025, 14:25

Të tjera detaje kanë dalë nga seanca me dyer të mbyllura e zhvilluar këtë të shtunë në Gjykatën e Posaçme për Belinda Ballukun dhe dy drejtorët e saj, Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi. Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar që masat e sigurisë të mbeten në fuqi, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes, i intimidimit të dëshmitarëve, i prishjes së provave dhe i përsëritjes së veprës penale për shkak të pozicioneve që Balluku ka mbajtur.

Nga ana tjetër, vetë Balluku ka kundërshtuar ashpër pezullimin nga detyra, duke thënë se ajo është e zgjedhur dhe nuk pranon të largohet nga posti. “Jam e hapur për hetimin, por nuk pranoj pezullimin sepse jam e zgjedhur”, mësohet të ketë deklaruar ajo gjatë seancës. Edhe dy vartësit e saj, të cilët aktualisht ndodhen në “arrest shtëpie”, kanë kundërshtuar masat e vendosura ndaj tyre.

Pas paraqitjes së argumenteve nga të dy palët, trupa gjykuese është tërhequr për të dhënë vendimin. Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë dhe iu ndalua dalja jashtë vendit, ndërsa ndaj saj rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me procedurat për Tunelin e Llogarasë dhe tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit