Një fenomen alarmant po vërehet gjithnjë e më shpesh në disa akse rrugore të vendit: kamionët e rëndë, të ngarkuar deri në maksimum, kryejnë manovra të rrezikshme parakalimi, duke mos respektuar as distancën e sigurisë, as rregullat elementare të qarkullimit, e aq më pak jetën e qytetarëve që lëvizin në këto rrugë.
Sipas raportimeve dhe pamjeve të shumta të dërhuata nga drejtues automjetesh, kamionët duket se nuk durojnë dot njëri-tjetrin në rrugë, duke u futur në parakalime të pamenduara dhe të rrezikshme, kjo ndodh edhe në segmente me dukshmëri të kufizuar, kthesa të forta apo trafik të dendur. Këto veprime i ekspozojnë qytetarët ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë të aksidenteve tragjike.
Ky problem shtohet edhe nga mungesa e kontrolleve të rregullta të policisë rrugore në disa segmente ku trafiku i mjeteve të rënda është i dendur. Si pasojë, rruga shndërrohet në një pistë gare ku forca e mjetit ka më shumë peshë sesa rregulli.