Fushat e Maliqit nën ujë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në sipërfaqet bujqësore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2025, 13:48

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe stuhi, duke sjellë dëme të konsiderueshme në disa zona të juglindjes. Në Maliq, tokat bujqësore janë përmbytur, duke rrezikuar kulturat e mbjella dhe duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët.

Ndërkohë, në Pogradec raportohet për prezencë uji në banesa dhe në rrugë, ndërsa sipas të dhënave të prefekturës, janë dëmtuar 50 banesa dhe 5 ura. Në rang qarku, në Korçë janë regjistruar gjithsej 15 ura të dëmtuara nga prurjet dhe rrëshqitjet, çka ka vështirësuar qarkullimin dhe ka rritur rrezikun për banorët. Autoritetet lokale vijojnë punën për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërhyrë në zonat më problematike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit