Investim 3 milionë eurosh, rruga e Terbaçit në Vlorë dëmtohet pas reshjeve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2025, 13:13

Banorët e fshatit Terbaç në Vlorë denoncojnë gjendjen e rënduar të rrugës, e cila u rindërtua së fundmi me një investim mbi 3 milionë euro. Me reshjet e para të shiut, zhavorri i hedhur në anësore ka përfunduar në mes të rrugës, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Në disa zona ka pasur edhe rrëshqitje terreni, duke treguar se punimet janë kryer pa standarde, pa drenazh dhe pa mbikëqyrje të duhur. Banorët kërkojnë transparencë dhe një rrugë që të jetë funksionale dhe e sigurt.

Përveç problemeve me rrugën, banorët ankohen edhe për furnizimin me energji elektrike, i cili ndërpritet lehtë gjatë stuhive të vogla, duke rikthyer kushtet e viteve ’90. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të riparuar rrugën dhe për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me energji, duke e konsideruar situatën të papranueshme në vitin 2025.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj një denoncim lidhur me gjendjen e rrugës së fshatit tonë, Terbaç, të Vlorës. Para pak kohësh u krye një investim prej mbi 3 milionë eurosh për ndërtimin e saj, por me reshjet e para të shiut rruga ka filluar të dëmtohet dukshëm. Gjithë zhavorri i hedhur në anësore ka përfunduar në mes të rrugës, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Në disa zona madje ka rrëshqitur terreni, sikur punimet janë bërë pa asnjë standard, pa drenazh dhe pa mbikëqyrje të duhur. Është e papranueshme që një investim kaq i madh të mos i rezistojë as shiut të parë. Ne si banorë meritojmë transparencë dhe një rrugë që të na shërbejë, jo të na rrezikojë. Kërkoj që ky problem të merret seriozisht nga institucionet përgjegjëse dhe të hetohet mënyra se si janë shpenzuar fondet dhe cilësia e punimeve të kryera. Bëni pak të madhe, sepse nuk është normale të ndodhin këto gjëra në vitin 2025. Mirë dritat që ikin sa herë fryn pak erë, sikur të jetonim në kushtet e viteve ’90. Çdo stuhi e vogël na lë pa energji për orë të tëra dhe kjo po bëhet e padurueshme për banorët. Kërkoj që përgjegjësit të marrin masa urgjente, sepse është e turpshme që në vitin 2025 një fshat të mbetet pa drita për arsye kaq elementare. Ju lutem, në mungesë të provave të mjaftueshme, realizoni një video ku ta shpjegoni rastin me zërin tuaj në pak fjalë. Kjo do ta bëjë materialin më të besueshëm dhe më tërheqës për audiencën. Kam nisur fotot, pasi unë jetoj në Vlorë dhe kam familjen atje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit