Dhëndri librazhdian i jep valium vjehrrit dhe vjehrrës dhe u vjedh banesën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2025, 12:41

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur qytetin e Librazhdit. Një 36-vjeçar, identifikuar si Ismail Kllogjri, është arrestuar pasi dyshohet se i ka dhënë valium vjehrrit dhe vjehrrës së tij, duke i bërë të pavetëdijshëm, dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash dhe një celular.

Ngjarja u bë e ditur pas shtrimit të çiftit të moshuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, ku dyshohet për intoksikim nga medikamenti qetësues. Policia njofton se i dyshuari i dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues dhe më pas vodhi paratë dhe celularin nga banesa e tyre.

Shuma e parave të vjedhura dhe telefoni janë sekuestruar si prova materiale. Pas marrjes së njoftimit për gjendjen e çiftit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe vihet në pranga, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit