Rruga e fshatit Domaj e pakalueshme dhe e harruar nga institucionet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.11.2025, 12:42

Banorët e fshatit Domaj, në Has të Kukësit, prej kohësh po përballen me një situatë të rëndë infrastrukturore. Rruga e vetme që lidh komunitetin me zonat e tjera është bërë pothuajse e pakalueshme. Siç shihet qartë edhe në videon e bashkangjitur, kalimi është i pamundur jo vetëm me automjete, por shpeshherë edhe në këmbë.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejt institucioneve përkatëse, deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ankesat e banorëve janë neglizhuar, ndërsa gjendja e rrugës përkeqësohet dita-ditës.

“Me këtë gjendje rruge, nuk shkojmë dot në Europë as me mendje, as me këmbë, e jo më me makinë,” shprehen banorët e revoltuar.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Eduard Shalsi, që të ndërhyjnë urgjentisht për të zgjidhur këtë problem të rëndë, i cili po penalizon çdo aspekt të jetës së tyre të përditshme, nga puna dhe shkolla, te transporti dhe shërbimeve bazë.

Ndërkohë, sipas banorëve, dy persona paguhen për mirëmbajtjen e rrugës, por prej muajsh nuk është parë asnjë ndërhyrje në terren.

Komuniteti i Domajt kërkon vetëm një rrugë minimale, të denjë dhe të sigurt për të lëvizur. Banorët shpresojnë që këtë herë zëri i tyre të mos mbetet sërish pa përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit