“Kolegu i tij humbi ndjenjat nga ngjarja”, Policia jep detaje për rastin e punëtorit që vdiq dje në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2025, 12:28

Policia e Kosovës tha se është duke e hetuar rastin e punëtorit që vdiq dje në Prishtinë pasi e zuri betoni.

Në raportin 24-orësh, policia tha se tashmë i ndjeri kishte pësuar lëndime nga të cilat edhe ka vdekur.

Ndërsa, kolegu i tij që ishte me të kur ndodhi ngjarja ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK.

“Prishtinë 21.11.2025 – 17:00. Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Policia e cilësoi rastin si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit