Këto janë arsyet pse njerëzit e kanë mendjen ende te ish-partnerët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2025, 12:23

Psikologia Doruntina Murturi ka folur për arsyet pse disa persona ende e kanë mendjen tek ish-partnerët.

Ajo ka përmendur disa prej faktorëve, duke përfshirë edhe fëmijërinë.

“Në aspektin psikologjik, faktorët janë të ndryshëm, duke u nisur nga mënyra se si është rritur një fëmijë, pastaj bëhet një i rritur i obsesionuar, si edhe prej modeleve jo të shëndetshme që i sheh në lidhjet përreth”, ka thënë Murturi.

Ajo ka pohuar se ka persona që qëndrojnë në një lidhje toksike për shkak se nuk mund të menaxhojnë emocionet e veta dhe lidhshmërinë që kanë krijuar me partnerin apo partneren.

“Kjo varet nga mënyra se si është rritur një person dhe si i përpunon emocionet e veta, sepse nganjëherë shkëputja emocionale, madje edhe nga emocionet negative, krijon lidhje toksike dhe obsesione, nga të cilat personi nuk mund të heqë dorë, edhe kur lidhja ka qenë e dëmshme”, ka thënë Murturi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit