Banorët e zonës Spitall të Durrësit ankohen për gjendjen e rënduar të infrastrukturës, pasi rrugët janë të pa shtruara dhe mungon ndriçimi publik. Ata theksojnë se, përveç vështirësive në lëvizje, çdo vit kontribuojnë financiarisht në mënyrë private për mirëmbajtjen e rrugëve, pa asnjë mbështetje nga bashkia.
Banorët i bëjnë thirrje kryetares Sako që të hedhë një sy edhe nga lagjet periferike, duke theksuar se, megjithë taksat që paguhen rregullisht çdo muaj, nuk u ofrohet as infrastruktura minimale. Situata ka krijuar pakënaqësi dhe shqetësim për sigurinë dhe jetesën e përditshme të komunitetit.
"Mirmbrëma! Nëse është e mundur, të postoni se jemi në vitin 2025 dhe në Spitall të Durrësit, përveç që nuk kemi ndriçim në rrugë, nuk kemi as rrugë të shtruara. Çdo vit kemi kontribuar në mënyrë private pa ndihmën e bashkisë, por i bëjmë thirrje kryetares Sako që të hedhë një sy edhe nga lagjet, sepse taksat jemi të detyruar t’i paguajmë çdo muaj, duke mos na ofruar as gjënë minimale, rrugë", denoncimi i banorit.