Shkodra si Venecia, kryetar Beci s’shihet kund

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.11.2025, 11:49

Prej gati një jave reshjet e dendura kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe vështirësi të shumta për qytetarët. Por këtë të shtunë situata është përkeqësuar ndjeshëm në Shkodër, ku niveli i ujit është rritur madje deri në qendër të qytetit.

Shkodranët shprehin hapur pakënaqësinë e tyre ndaj Bashkisë së Shkodrës dhe kryebashkiakut Benet Beci, i cili sipas tyre mungon plotësisht në terren, ndërkohë që qyteti mbetet nën ujë dhe asnjë masë konkrete nuk po merret për të menaxhuar krizën.

Deklarata e Becit, se “kanalet janë pastruar dhe se gjatë reshjeve rrugët nuk do kenë ujë”, sot tingëllon më shumë si ironi e hidhur. Realiteti në Shkodër tregon të kundërtën: jo vetëm qendra, por edhe zona si rruga e Teatrit dhe unaza veriore janë të përmbytura.

Kanalizimet nuk pastrohen “një herë dhe mbaroi puna”. Jemi në stinën e vjeshtës , gjethet bien çdo ditë, reshjet janë të shpeshta, dhe përballimi i situatës kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme, jo deklarata optimiste që rrëzohen me reshjen e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit