Përmbytjet që kanë përfshirë zonën e Lezhës nuk i kanë shpëtuar as objektet fetare. Kisha e Barbullojës është përmbytur, ndërsa uji ka depërtuar brenda prej tre ditësh, duke arritur një nivel deri në 30 cm. Si pasojë, pjesa më e madhe e aktiviteteve brenda kishës është ndërprerë.
Famullitari i zonës njofton se ritualet fetare janë detyruar të kryhen në një lokal të afërt, ku do të zhvillohen edhe shërbimet e ditës së dielë. Ai thekson se situata po monitorohet, ndërsa banorët dhe besimtarët shprehin shqetësimin për dëmet që përmbytjet po shkaktojnë tek objekti i kultit
“Ka filluar të enjten përmbytja, në mbrëmje shiu ishte futur edhe në kishë. Niveli i ujit ishte rritur shumë, kam ngritur gjërat. Nuk ka dëme të mëdha, vetëm faktit që qëndron akoma uji”, shprehet famullitari.
