76-vjeçarja mbytet në përroin e përmbytur në Progër, Devoll

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2025, 10:17

Flora Hoxha, 76 vjeçe, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, është gjetur sot e pajetë në fshatin Progër të Devollit. E moshuara ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë, duke vënë në alarm familjarët dhe komunitetin.

Trupi i saj u gjet në kanalin kryesor të fshatit, i cili prej tre ditësh ka qenë i mbushur plotësisht me ujë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Dyshohet se 76-vjeçarja është rrëmbyer nga rrjedha e fortë e ujit.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencat civile, të cilët pas orësh të tëra kërkimesh arritën të lokalizojnë trupin në mëngjesin e sotëm. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit