Prurjet e larta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e hidrocentralit të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës.
Vendimi u mor për shkak të rritjes së ndjeshme të nivelit të ujit pas katër ditësh me mot të keq.
Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit.
Disa prej tyre janë prekur nga përmbytje dhe dëme materiale. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë se pritet ende rritje e prurjeve.
Banorët e zonave pranë lumit janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm.