Një shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar nga Policia Spanjolle në qytetin e Vigos, raportojnë mediat lokale.
Ai akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte larguar nga Shqipëria për të shmangur një dënim deri në 30 vite burg.
Burri u arrestua gjatë një kontrolli nga oficerët e GOPD-së (Grupi i Operacioneve Speciale) të Stacionit të Policisë së Vigos, pasi paraqiti një dokument identifikimi të rremë duke u paraqitur si shtetas kroat.
Pas verifikimeve të mëtejshme, autoritetet konfirmuan se shqiptari ishte i listuar në Njoftimin e Kuq të Interpolit, i lëshuar në maj nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri.
Autoritetet spanjolle pritet të bëjnë ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat dhe dënimin e mundshëm.