Situatë alarmante në lumin Vjosa: niveli arrin 8.3 metra rrezikohen banesat dhe tokat bujqësore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.11.2025, 21:32

Shirat e vazhdueshëm gjatë ditës së sotme kanë mbajtur prurjet e lumenjve në qarkun e Fierit në nivele të larta, duke rrezikuar zonat përgjatë shtratit të Vjosës. Ndërsa në Memaliaj niveli i lumit ka shënuar një ulje të lehtë, situata në urën e Mifolit paraqitet alarmante. Matjet më të fundit tregojnë se lumi ka arritur kuotën prej 8.3 metrash, një rritje e dukshme që alarmon autoritetet dhe banorët e zonës.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse prurjet vazhdojnë me këtë ritëm, niveli i lumit mund të rritet edhe më tej, duke kërcënuar jo vetëm tokat bujqësore përreth, por edhe banesat dhe infrastruktura të tjera në zonat e ulëta.

Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin zonat pranë lumit dhe të ndjekin rregullisht udhëzimet zyrtare për sigurinë personale dhe atë të pasurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit