Pronarët e bizneseve në zonën e Lungomares në Vlorë po përballen me një situatë shqetësuese dhe jo transparente nga autoritetet lokale. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, disa inspektime dhe urdhra prishjeje po kryhen pa dokumentacion të plotë dhe pa respektim të procedurave ligjore minimale.
Në shumë raste, urdhëra të tilla nuk përmbajnë numër portokolli, nuk specifikojnë emrin e plotë dhe mbiemrin e inspektorit që ka kryer kontrollin, dhe përdoren vetëm inicialet. Mungon gjithashtu vula zyrtare nga bashkia, element që bën që dokumenti të ketë peshë juridike dhe t’i japë siguri pronararëve të bizneseve.
Shumë prej tyre raportojnë se ndihen të ndëshkuar në mënyrë të padrejtë.
Ky fenomen ngre pyetje serioze mbi transparencën dhe profesionalizmin e inspektorëve dhe strukturave të bashkisë. Procedurat administrative duhet të jenë të qarta, të dokumentuara dhe të protokolluara. Çdo veprim pa dokumentacion të duhur, pa identifikim të qartë të inspektorit dhe pa vulë zyrtare nga bashkia nuk mund të konsiderohet ligjor dhe minon besimin e qytetarëve tek institucionet publike.
Pronarët e biznesve kërkojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke theksuar se asnjë biznes nuk duhet të prishët bazuar vetëm në kërkesa të paqarta ose urdhra të gjeneruara në mënyrë të padrejtë.
Bashkia e Vlorës duhet të veprojnë menjëherë, të rivlerësojnë procedurat e inspektimit dhe të sigurojnë që çdo veprim të jetë ligjor, transparent dhe i justifikuar, për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset nga abuzime të tilla.