Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, në segmentin që lidh Milotin me Kalimashin, më saktë në afërsi të Rrëshenit. Kjo ngjarje ka sjellë pasoja të rënda, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ardhur si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një kamioni dhe një autoveture. Fatkeqësisht, si rezultat i kësaj përplasjeje, dyshohet se një person humbi jetën ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Si pasojë e aksidentit dhe punës së hetuesve, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të Rrugës së Kombit është bllokuar, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Autoritetet po punojnë për zhbllokimin e rrugës sa më shpejt të jetë e mundur.
Njoftimi i Policisë: Mirditë / Informacion paraprak. Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë). Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç. Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.