Përmbytjet pushtojnë gjimnazin në Dimal, rrezikohet zhvillimi i mësimit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.11.2025, 20:50

Përmbytjet në bashkinë Dimal kanë prekur edhe institucionet arsimore.

Një nga shkollat e dëmtuara është gjimnazi “Muhamer Janina” në Urën Vajgurore, ku sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, uji ka mbuluar të gjithë oborrin dhe ka depërtuar deri brenda ambjenteve të shkollës.

Përshëndetje! Ky është gjimnazi ‘Muhamer Janina’ në Urën Vajgurore, bashkia Dimal,” shkruan denoncuesi teksa shoqëron videon me shqetësimin e tij.

Ende nuk dihet nëse situata do të ndikojë në zhvillimin normal të mësimit ditën e hënë, por gjendja paraqitet serioze dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit