Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar statistikat zyrtare të pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.
Nedim Bajrami kryeson listën me një shpejtësi maksimale prej 34.18 km/h. Në vend të dytë renditet Arbër Hoxha, i cili ka arritur 32.98 km/h.
Armando Broja dhe Myrto Uzuni ndajnë së bashku vendin e tretë, secili me nga 32.23 km/h, ndërsa i pesti në renditje është Mario Mitaj, me një shpejtësi prej 31.47 km/h.
Kombëtarja shqiptare e përfundoi grupin në vend të dytë dhe siguroi kualifikimin për fazën “play-off”, ku në gjysmëfinale do të përballet me Poloninë. Nëse arrin të kalojë këtë sfidë, në finale do të ndeshet me fituesin e duelit Ukrainë–Suedi.