Rruga në Bulqizë e përmbytur, qytetari: Shteti fle gjumë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.11.2025, 16:42

Bulqiza gjithashtu është një ndër qytetet më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Disa të rinj kanë dërguar këto pamje nga rruga që bën lidhjen mes qytetit të vjetër dhe atij të ri. Ai thotë se e gjithë rruga është në ujë, dhe kalimi në këtë aks është pezulluar.

Shikoje JOQ, te rruga që bën lidhjen mes qytetit të ri dhe të vjetër. Rruga është në ujë, aty larg janë vendosur ca shtylla për mos të kaluar makinat. Këtu s’kalojmë dot. Shteti po fle gjumë, nuk dëgjohet fare,” thotë ai.

Kujtojmë se më herët të tjera probleme janë raportuar në Bulqizë sa i takon përmbytjeve, ku një prej zonave më të prekura ka qenë dhe rruga e varrezave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit