Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.11.2025, 15:26
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot dënimet për 13 anëtarët e grupit kriminal të njohur si “Baroni i drogës”, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe dy shtetas ukrainas që synonin të bëjnë shkëmbimin e drogës në ujërat e Adriatikut. Sipas hetimeve të SPAK, grupi drejtohej nga Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të mëdha, përfshirë ngjarjet e 31 Marsit 2023 (sekuestrim 41 kg heroinë) dhe 14 Gusht 2023 (operacioni “Flakë në det”).
Dënimet për 13 anëtarët e grupit janë:
- Arlind Ismajlukaj – 9 vjet e 4 muaj burg (pas zbritjes së 1/3 së dënimit)
- Gëzim Çelaj – 10 vite burg
- Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj burg
- Armando Mema – 8 vite burg
- Dritan Metaj – 8 vite burg
- Ben Dalipaj – 8 vite burg
- Besnik Brokeri – 8 vite burg
- Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite burg
- Selami Lushkaj – 8 vite burg
- Ksenofon Bodo – 8 vite burg
- Kyrylo Ponomarenko – 8 vite burg
- Kostiantyn Biellon – 8 vite burg
- Armando Papa – 8 vite burg
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR