260 milon € kosto, shembet për të disatën herë rruga Qukës-Qafë Plloçë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.11.2025, 15:19

Rruga e re Qukës–Qafë Plloçë ka pësuar sërish rrëshqitje dherash gjatë orëve të fundit, pikërisht në hyrje të saj, aty ku ndodhet degëzimi që lidhet me Pogradecin.

Siç tregojnë pamjet, një masiv i madh dheu është shkëputur nga shpati i malit, duke bllokuar plotësisht njërën korsi dhe duke e kufizuar qarkullimin vetëm në një krah. Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugës.

Rrëshqitje të ngjashme janë shënuar edhe një ditë më parë, duke krijuar vështirësi në lëvizje për drejtuesit e mjeteve. Duhet theksuar se ky është një problem që ka ndodhur edhe në të shkuarën e afërt.

Kjo situatë vjen vetëm dy muaj pas inaugurimit të aksit nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e pezulluar së fundmi nga GJKKO. Përsëritja e problemeve me rrëshqitjet ngre pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve në këtë projekt, ndonëse ai kushtoi rreth 260 milionë euro dhe u ndërtua për një periudhë prej 14 vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit