Banorët e fshatit Kovashic, në njësinë administrative Shupenzë, kanë denoncuar shembjen e rrugës së re, vetëm një muaj pas asfaltimit. Rruga ishte inauguruar rreth dy muaj më parë nga kryebashkiakja Festime Mjeshtri dhe ndërtuar nga zhvilluesi Besmir Muça. Sipas banorëve, infrastruktura është jashtë çdo standardi minimal dhe nuk ka marrë vëmendjen e autoriteteve lokale pas reshjeve të fundit.
Banori që ka dërguar denoncimin për JOQ Albania shprehet se askush nuk po interesohet për këto vepra, të cilat tani kanë degraduar shpejt dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. Situata ka ngjallur shqetësim mes banorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe monitorim të mëtejshëm të punimeve publike.
“Përshëndetje JOQ Albania. Këtu jemi në fshatin Kovashic, Dibër. Afërsisht një muaj pasi është bërë asfalti, ja çfarë ka ndodhur. Faleminderit. Një rrugë në fshatin Kovashic, njësia administrative Shupenzë, e inauguruar nga Festime Mjeshtri rreth dy muaj më parë dhe e ndërtuar nga zhvilluesi Besmir Muça, është shembur pas reshjeve. Thjesht jashtë çdo standardi minimal, dhe për më tepër, askush nuk po interesohet për këto vepra të kryebashkiakes Festime Mjeshtri”, shkruan banori.