Bashkia Vlorë akuzohet për pastrim formal të kanaleve kulluese. Banorët raportojnë se punonjësit e pastrimit po hedhin mbetjet e nxjerra nga kanalet në skaj të tyre, në vend që t’i ngarkojnë menjëherë në mjetet e transportit. Sipas denoncuesve, kamioni i pastrimit qëndron rreth 200–300 metra larg, duke mos marrë pjesë në procesin real të largimit të mbetjeve.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime për efektivitetin e punimeve të Bashkisë, pasi një reshje e parë shiu mund të rikthejë të gjitha mbetjet në kanalet kryesore, duke i bërë ato sërish të bllokuara. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një mënyrë më profesionale të menaxhimit të pastrimit, që problemet të mos përsëriten çdo sezon.
“Përshëndetje JOQ. Bashkia Vlorë po kryen pastrimin e kanaleve në Vlorë duke hedhur gjithçka që pastrohet në anë të kanalit, ndërkohë që kamioni i pastrimit rri 200–300 metra më tej. Ky është ‘pastrimi’ i Bashkisë: bie një shi dhe gjithçka përfundon sërish në kanal”, shkruan banori.