Fshati i përmbytur nga uji, zhduket 76-vjeçarja në Progër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.11.2025, 14:51

Një grua e moshuar nga fshati Progër i Devollit ka humbur kontaktet me familjarët dhe rezulton e zhdukur prej disa orësh. Bëhet fjalë për 76-vjeçaren Flora Hoxha, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe forcat e ushtrisë kanë nisur kërkimet në zonë, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel banorëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Progri aktualisht është i mbuluar nga uji për shkak të përmbytjeve që kanë goditur juglindjen e vendit. Dyshohet se e moshuara mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit, çka ka shtuar shqetësimin për fatin e saj.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit