Një banor i fshatit Shpërdhet, në zonën e Mamurrasit në Kurbin, ka denoncuar gjendjen alarmante të një kabine elektrike. Sipas tij, kabina ndodhet në kushte të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi sigurie, ndërsa prej më shumë se 35 vitesh askush nuk ka ndërhyrë për ta riparuar apo modernizuar rrjetin elektrik të zonës.
Banori thekson se problemi ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të komunitetit, pasi gjatë gjithë vitit fshati mbetet rreth 70% të kohës pa energji elektrike. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe qeverisë të ndërhyjnë sa më parë, duke vënë në dukje nevojën urgjente për përmirësim të infrastrukturës energjetike në zonë.
“Kjo kabinë elektrike ndodhet në fshatin Shpërdhet, te “Furra e Bukës”, Mamurras Kurbin. Ju lutem, postojeni që ta shohë qeveria në çfarë gjendjeje është. Është jashtë çdo standardi sigurie. Për më tepër, askush nuk ka vënë dorë në rrjet prej 35 vitesh. Gjatë gjithë vitit jemi rreth 70% të kohës pa drita”, shkruan banori.