Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata shpall fajtorë mjekët pas 11 vitesh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.11.2025, 11:49

Në Shqipëri, çështja e vdekjes së Doriana Hakës, gruas së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, ka ngjallur polemika dhe debate të gjatë për më shumë se një dekadë. Doriana humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Gjykata ka dhënë vendimin për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, duke i shpallur ata fajtorë për humbjen e pacientes.

  • Elona Burba, reanimatore, u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 2 vite shërbim prove, si edhe me pezullim licence për 2 vite.
  • Petrit Rexhepi, gjinekolog, u dënua me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj shërbim prove.

Të dy mjekët u gjetën përgjegjës për mjekim të pakujdesshëm që çoi në pasojat tragjike për Dorjana Hakën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit