Çifti shqiptar na bën krenar, medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Qitjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.11.2025, 12:01

Çifti shqiptar Henri Rrufa dhe Sabina Hoti shkëlqyen në Kampionatin Botëror të Qitjes, të zhvilluar në Kairo, Egjipt, duke fituar medaljen e bronztë në disiplinën Target Sprint Miks me pushkë me ajër. Gara ishte e fortë, me konkurrencë nga Gjermania, Zvicra, Italia dhe Egjipti, por ata arritën të tregojnë aftësi dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.

Ky sukses i Henri Rrufës dhe Sabina Hotit është një arritje e rëndësishme për qitjen shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe rikthen emrin e Shqipërisë në podiumet botërore të sportit. Performanca e tyre u bë simbol krenarie për sportin shqiptar dhe frymëzim për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të arrijnë nivele të larta në qitje.

Urime çifti fitues! Arritja juaj nuk është vetëm një medalje, por një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit