Banorët e fshatit Kamenic në Korçë alarmojnë për situatën e lumit, i cili, vetëm tre muaj pas rikonstruktimit nga Bashkia e Korçës, është tejmbushur nga shirat e fundit dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Ata theksojnë se ndërhyrjet e kryera duket se kanë qenë vetëm për sy e faqe dhe nuk e kanë përmirësuar realisht gjendjen e lumit.
Problemi shqetëson komunitetin, pasi uji po afrohet pranë banesave dhe tokave përreth, duke rrezikuar dëme të mëdha. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga kryebashkiaku Sotiraq Filo për të shmangur përmbytje dhe pasojat që mund të shkaktohen nga mungesa e kontrollit të lumit.
“Përshëndetje JOQ, kjo është situata në fshatin Kamenic të Korçës. Lumi është rikonstruktuar vetëm 3 muaj më parë, dhe ky është rezultati i cilësisë së punimeve nga Bashkia e Korçës. Ju faleminderit, ju lutem anonim,” shkruan një banor, duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse.