Oreshka e Kukësit e izoluar nga reshjet! Banorët ankohen se janë lënë në harresë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.11.2025, 10:30

Banorët e fshatit Oreshkë në Kukës raportojnë se ndodhen në kushte të vështira pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Sipas tyre, ndërsa zonat e tjera përreth janë pastruar me fadroma dhe mjetet e emergjencave, fshati i tyre është lënë në harresë, duke e bërë të pamundur qarkullimin dhe normalizimin e situatës.

Banorët shprehen se reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në rrugë dhe kanë krijuar vështirësi serioze në lëvizje dhe furnizim me produkte bazë. Ata theksojnë se pavarësisht kërkesave të përsëritura për ndërhyrje, autoritetet nuk kanë shkuar ende në terren për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer normalitetin.

“Jemi një fshat i Kukësit, Oreshkë. Çdo zonë e kanë pastruar me fadroma, tek ne nuk e pastrojnë. Nga shiu që ra shumë, na kanë lënë si në mesjetë”, shkruan një prej banorëve, duke apeluar për ndihmë urgjente nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit