“Do e shkarkoni Ballukun?”/ Rama i kthehet gazetares: Pse duhet të biesh në sy ti me ulërima, do ta jap fjalën nëse…

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21.11.2025, 09:51

Kryeministri Edi Rama ndodhet para pallatit të Brigadave, aty ku po pret liderët e Ballkanit Perëndimor, për samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, që do të mbahet në Tiranë.

Gjatë momentit që priste liderët, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun, të cilën një ditë më parë GJKKO e pezulloi nga detyra.

Teksa replikoi me një nga gazetaret, Rama tha: “Pse duhet të biesh ti në sy me ulërima. Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit